Zjarri në banesë, zjarrfikësit tregojnë momentin e shpëtimit të 3 familjarëve

Zjarri në banesë, zjarrfikësit tregojnë momentin e

Zjarrëfikësit nuk kanë mundur të shpëtojnë nga flakët 80 vjeçarin e paralizuar dhe të verbuar gjithashtu Myftar Kuçi.

Këtë të martë banesa e tij është djegur për herë të dytë brenda katër muajsh, por fatmirësisht dy fëmijët e mitur 5 dhe gjashtë vjeç dhe Bashkëshortja e tij 50 vjeçe, Vera Kuçi mbijetuan falë ndërhyrjes në kohë të fqinjëve dhe të zjarrfikëseve.

Komandanti i shërbimit, Dorian Shima tregon çastet e kërkim shpëtimit.

Shima:  Kishte shumë flakë kur hymë në fillim dhe një banor këtu na tha që ka edhe fëmijë. Bashkë me banorët e pallatit bëmë të mundur që të shpëtojmë edhe fëmijën. Ndërsa zotëria ishti ishte i paralizuar dhe ishte e pamundur ta shpëtonim.

Ndërsa shefi i sektorit të zjarrfikësve Luan Shehaj ka një apel për banorët e Tiranës.

Shehaj:  Nëpërmjet televizionit tuaj ne i bëjmë thirrje të gjithëve që në rast zjarri të marrin në numrin 128.

Banesa e familjes Kuçi në rrugën "Bedri Karapici" në Tiranë u përfshi nga flakët edhe në muajin tetor të vitit të kaluar, por pikërisht mungesa e koordidimit mes institucioneve ka bërë që situata e vështirë të përsëritej dhe kësaj radhe, për fat të keq, me viktima. Mjaftoi një batanie që ra mbi ngrohësen elektrike, për të shkaktuar edhe flakët që i morën jetën 80-vjeçarit.

EMISIONET