Shuhet  zjarri masiv që ra pak minuta më parë në vendin e quajtur ofiçina e vjetër në Patos.

Zjarri rrezikoi dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa era ishte duke favorizuar përhapjen e flakëve.

Burime për RTV Ora bënë me dije se në vendngjarje shkuan  forca të shumta zjarrfikëse të Patosit, por edhe pse ndërhyrja ishte e vështirë zjarrëfikësit ia dolën të vinin flakët në kontroll.


/Ora News.tv/