Zjarri masiv përfshin pyjet e Darzezës, Matit dhe Tropojës

Disa hektarë me pisha u dogjën në Darzezë të Fierit si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu zonën pyjore buzë detit. Zjarri që dyshohet i qëllimshëm rrezikoi edhe banesa e biznese.  Ndërkohë disa dhjetëra hektarë pyje u dogjën për pasojë të zjarreve në Tropojë e Mat!

Një zjarr i fuqishëm përfshiu pyllin me pisha në Darzëzë të Fierit!

Flakët u përhapën me shpejtësi të favorizuara nga era duke djegur rreth 10 hektarë me pisha ndërsa janë rrezikuar lokalet dhe shtëpitë e fshatit.

Siç tregojnë këto pamje, zjarri arriti deri në disa metra lartësi.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm ndërsa për të vënë flakët nën kontroll u angazhuan zjarrfikës nga Fieri, Roskoveci, Ballshi e Lushnja.

Ndërkohë rreth 10 hektarë sipërfaqe pyll u dogj në Njësinë Administrative Komsi të Matit.

Për fat të mirë nga zjarri nuk u rrezikuan banesa pasi ndodhen në një distancë të largët, ndërsa dëmi ekonomik është shumë i madh.

Gjatë ditës vatra zjarri u regjistruan edhe në Fushë Krujë dhe Tropojë.

Prej ditësh në të gjithë vendin janë shënuar disa dhjetra raste zjarresh të dyshuara të qëllimshme, por në shumicën e rasteve përgjegjësit nuk kanë dalë para drejtësisë.


EMISIONET