Zjarret shkatërrojnë jetën e indigjenëve

Zjarret shkatërrojnë jetën e indigjenëve

Edhe Bolivia po ndeshet me zjarre masive dhe vetëm të shtunën nga pyjet e saj tropikale janë djegur mbi 800,000 hektarë. Zjarret kanë ndikuar gati 1.4 milionë banorëve indigjenë, jeta e të cilëve varet nga pyjet tropikale. Zyrtarët vlerësojnë se kësaj zone do t’i duhen 200 vjet që të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Jo vetëm Brazili është në luftë me flakët, por gjendja e jashtëzakonshme paraqitet edhe në Bolivi ku zjarret dogjën të shtunën mbi 800,000 hektarë pyll tropikal.

Forcat zjarrfikëse janë në duke vepruar nga ajri me katër helikopterë, një avion Boeing i ashtuquajtur SuperTank dhe gjashtë aeroplanë të tjerë.

Zjarret kanë shkatërruar një zonë mjaft të gjerë, duke kërcënuar gati 1.4 milionë banorëve indigjenë, jeta e të cilëve varet nga pylli tropikal buzë Amazonës.

Kjo video e siguruar nga agjencia Reuters tregon shkatërrimin e një zone pranë autostradës që përshkon Aguas Calientes, afër kufirit që ndan Bolivinë me Paraguain dhe Brazilin.

"Është trishtuese të shikosh se çdo gjë u shkatërrua. Nuk ka asgjë për të punuar këtu. Më parë kishte shumë punë, kurse tani edhe kafshët e zogjtë janë djegur. Nuk ka mbetur më asgjë. Na duhet të dalim për gjah për të gjetur ushqim, por duket se çdo gjë është djegur," thotë Elugio Cesare, një pjesëtar i fisit indigjen Chiquitano.

Vetëm në fundjavë janë regjistruar mbi 646 zjarre të reja sipas autoritetit bolivian të pyjeve dhe tokës.

Zyrtarët vlerësojnë se kësaj zone do t’i duhen 200 vjet që të rikthehet në gjendjen e mëparshme.


EMISIONET