Zjarr në pyjet e Lurës, drejt vendngjarjes një helikopter i ushtrisë

Një zjarr i madh ka përshirë pyjet e Lurës në Dibër. Sipas të dhënave paraprake mësohet se zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me pisha, ndërkohë që banorët të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, kanë njoftuar zjarrfikësit.

Për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se një helikopter Cougar i Forcave të Armatosura me kovën përkatëse është përfshirë në operacionin për shuarjen e flakëve, pas kërkesës së prefekturës së Dibrës.


EMISIONET