Zjarr në pallatin 12 katësh në Elbasan, evakuohet vajza e vogel

Flakët që shpërthyen në një apartament në katin e 6-të (dy katet e para janë dyqane) të pallatit 12 katësh vunë në panik për disa orë banorët.

Flakët shpërthyen rreth orës 12:00 në pallatin 12 katësh në lagjen "38 Nentori" në Elbasan. 

Në banesë nuk ka pasur njeri por tymi shkaktoi problem tek banorët që ndodheshin në apartamentet e tjera të pallatit.

U desht ndërhyrja e forcave zjarrfikëse por edhe e helikopterit për të ndihmuar të bëhet evakumi i banorëve.

Dy zjarrfikës u raportuan se patën lëndime të lehta, ndërsa helikopteri ndihmoi të bëhej evakuimi i banorëve në katet më lart ku kishte rënë zjarri. Banorët kishin hipur në tarracë dhe nga aty ishte bërë evakuimi me helikopter.

Zjarrfikësit ndërhynë dhe me shkallë ndihmuan të evakuonin dhe fëmijë me gjyshet që ndodheshin në ato momente në banesat e tyre.

Digjet apartamenti - Hetimet e para tregojnë se shkak ka qenë një defekt elektrik në kutinë shpërndarëse të energjisë elektrike. Shkëndijat më pas kanë rënë në dollapin e këpucëve duke shkaktuar dhe flakët. Nga zjarri janë dëmtuar dy dhomat e apartamentit ndërsa flakëtnuk kanë arritur të përparojnë në apartamentet e tjera, të cilat janë dëmtuar vetëm nga tymi.

Ora 13: 15 Tajar Alla shef i sherbimit zjarrfikësi Elbasan njoftoi përfundimin e operacionit të evakuimit të banorëve:  Mes të derguarve në spital për të marrë ndihmën e parë janë edhe dy zjarrfikes të cilët kanë pasur probleme me dehidratimin. Aktualisht është duke u normalizuar situata

Në vendngjarje për të monitoruar situatën ka qenë edhe drejtori i policisë së Elbasanit dhe drejtoresha e spitalit.

Evakuohet vajza e vogel 

"Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës, 7 vjecare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.  Fale bashkepunimit me Sherbimit zjarrfikes te qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë."

EMISIONET