Zjarri ka përfshirë një konvikt në ambientet e trajnimit të një prej klubeve më të mëdha të futbollit për të rinjtë në Brazil.

Nga flakët kanë mbetur të vdekur 10 persona.

Të gjitha viktimat raportohet nga mediat lokale se janë atletë të rinj.

Tre të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në Ninho de Urubu, ambienti ku trajnohej klubi i futbollit  Flamengo, në Rio de Janeiro.

Njëri prej të plagosurve raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit u dërguan në Spitalin Komunal Lourenço Jorge, në Barra da Tijuca.

Ata janë identifikuar si: Cauan Emanuel Gomes Nunes, 14 vjeç, Francisco Diogo Bento Alves, 15 vjeç dhe Jonathan Cruz Ventura, 15 vjeç.

Flakët nisën rreth orës 5:10, gjatë kohës kur lojtarët e rinj po flinin në konvikt, dhe u fik rreth orës 7:30.

Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar, por në konvikt flinin lojtarë të moshës 14 deri në 17 vjeç.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Flamengo është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit.

Disa nga lojtarët më të shquar të Flamengos janë fituesit e Kupës së Botës, Ronaldinho, Bebeto dhe Romario.

Flamengo është një nga klubet më të suksesshme të futbollit të Brazilit, por gjithashtu trajnon basketbollistë, notarë dhe ekipet e volejbollit.







/Ora News.tv/