Zjarr në një sipërfaqe me pyje në Dhërmi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2018, 10:26
Është shuar pas disa orësh zjarri që ra në një zonë pyjore në zonën e Dhërmiut.
Zjarri ra rreth orës 21:30 të darkës dhe pas 4 orësh u arrit izolimi i flakëve nga zjarrfikësit dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë.
Për shuarjen e flakëve shkuan dy zjarrfikëse të Himarës
Vatra e zjarrit u shua teresisht rreth orës 02:30 të natës.
Zjarri ndodhej pranë dy objekteve, por që nuk u rrezikuan nga flakët. Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.