Zidane "projekton" skuadrën e së ardhmes, vihet në ndjekje të Odriozola

Zidane "projekton" skuadrën e së ardhmes, vihet në

Kepa Arrizabalaga nuk është lojtari i vetëm që Reali i Madridit kërkon që të ofrojë në ekip në merkaton e janarit që nis vetëm pak pas ditësh.

Siç raporton gazeta spanjolle pranë klubit mbretëror " AS" Zinedine Zidane ka një emër të shënuar me të kuqe në listën e tij dhe ai është i mbrojtësit të Real Sociedad,  Álvaro Odriozola.

Sipas kësaj gazete Fiorentino Perez është i gatshëm për t'i paguar klauzolën prej 40 milionë eurosh  skuadrës baske, ndërsa për Odriozola firmosja me 12 herë kampionët e europës që në moshën 22 vjeçare  do të ishte një sukses.

Ky vit ka qënë mjaft pozitiv për spanjollin, me mbrojtësin që debutoi edhe me kombëtaren e madhe të Spanjës, në atë fitore 3-0 kundër Shqipërisë.

EMISIONET