Zidane “me dhimbje koke”, humbet Ronaldon para El Clasico-s

Zidane “me dhimbje koke”, humbet Ronaldon para El Clasico-s

Cristiano Ronaldo rrëzikon të mos luajë në “El Clasico-n” e parë kundër Barcelonës.

Portugezi i cili u shpall për herë të 5-të në karrierë si lojtari më i mirë i vitit, duket se pas finales së Kupës së Botës për Klube kundër brazilianëve të Gremio ka pësuar një dëmtim që e ka lënë jashtë stërvitjes me shokët e tjerë të ekipit, me sulmuesin që prej dy ditësh është stërvitur i distancuar nga pjesa tjetër e skuadrës madrilene.

Një dëmtim që sipas mjekëve nuk është egzaminuar akoma për të dhënë një përgjigje përfundimtare rreth prezences së numrit 7 kundër rivalëve katalanas, një fakt që duket se i ka shkaktuar dhimbje koke Zinedine Zidane, me francezin që pritet të luajë pa yllin e tij kryesor sfidën e parë “big” të këtij sezoni.

EMISIONET