Fitorja 3-1 në ndeshjen e parë kundër Paris Saint Germain duket se nuk ka bindur trajnerin e Realit të Madridit, Zinedine Zidane që në një deklaratë për mediat spanjolle ka deklaruar:

“Në menaxhimin e futbollit ka shumë lodhje, madje edhe më shumë tek skuadra si Reali i Madridit. Sigurisht që mund të vijë një moment kur ka ndryshime, por për të gjithë ne, jo vetëm trajnerin. Jo, por do të ndodhë me siguri”,-tha Zizu.

Në "timon" të madrilenëve, Zidane ka fituar gjithçka, duke përfshirë këtu Champions League, Super Kupën e Spanjës dhe La Liga.

 


/Ora News.tv/