Ziadin Sela është rizgjedhur në postin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët në Kongresin e parë të partisë që u mbajt sot në Tetovë.
Për të kanë votuar të gjithë kandidatët e pranishëm në kongresin e parë të partisë.

Gjatë votimit ka pasur vetëm një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas statutit partiak, kryetari i partisë ka të drejtë vetëm dy mandate ta drejtojë partinë, shkrun Alsat-m.

“Ju faleminderit për besimin dhe për këtë përkrahje të madhe që natyrisht që unë por edhe të gjithë ne e kemi mëse të nevojshme. I falenderoj të gjithë delegatët nga të gjitha rajonet e Maqedonisë përfshirë këtu edhe disaporën të cilët janë dhe kanë qenë e kanë bërë atëherë kur ka qenë më e nevojshme për vendin, përfshirë këtu edhe në konfliktin e 2001”, tha Sela

/Ora News.tv/