Zhvlerësimi i euros, Civici: Ndërhyrja e BSH-së do sjellë stabilitet jo rritje të menjëhershme

Zhvlerësimi i euros, Civici: Ndërhyrja e BSH-së do sjellë

Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë do të sjellë një stabilizim të tregut të këmbimit në Shqipëri, pas gjashtë muaj zhvlerësimi të euros.

Megjithatë Ardian Civici në studion e lajmeve të Ora News thekson se nuk pret një rritje të menjëhershme të vlerës së monedhës europiane.

Efekt në rregullimin e tregut do të japë dhe ulja e normës së interesit me 0.25 përqind.

Vendimi i BSH për të ndërhyrë në treg me blerjen e euros është konsideruar prej Civicit disi e vonuar, teksa shtoi se prej një viti është vënë re shtimi i monedhës evropiane në treg.

Përfitues nga zhvlerësimi i euros në Shqipëri sipas Civicit janë importuesit, personat ose subjektet që kanë marrë kredi në euro por dhe qeveria në shlyerjen e borxheve në këtë monedhë.



EMISIONET