Pedagogia Zana Guxholli e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se situata e zhvleftësimit të euros është e rëndë.

Guxholli: Çmimet janë ngritur. Edhe kjo është një shenjë e keqe e kësaj ekonomie anemike. Dielli me shoshë nuk mbulohet. Ky është një fenomen shqetësues që nga individi e deri tek qeveria. Duhet ta shikojmë problemin në sy dhe t'i japim përgjigje dhe zgjidhje. Kanalet informale janë më shqetësueset. Shqipëria dhe shqiptarët po varfërohen. Industria po shkatërrohet. E di sa shpejt ikin fasonët?

/Ora News.tv/