Suedia mund Italinë 1-0, duke u kthyer në një mace të zezë për të kaltërit, një humbje e cila mban gjallë shpresat e Italisë për të luajtur në “Rusi 2018”.

Ka mjaftuar gol i të sapo futurit në lojë Johansen i cili në një goditje pa shumë pretendime ka arritur të mposhtë Bufon.  

Fillimi i pjesës së parë dha një shkëndijë që ky takim është ”jetik” për të dy ekipet, ku akoma pa plotësuar një minutë lojë, sulmuesi i Suedisë, Berg u ndëshkua me karton të verdhë.

Rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, me miqtë që tentuan ndërmjet sulmuesit kryesor me një goditje të bukur me kokë nga”surpriza” Andrea Belotti që nuk e shfrytëzoj siç duhet një krosim nga Darmian, me topin që kaloj ngjitur me shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Olsen..

Të shtyrë edhe nga entuziazmi i tifozëve vendas, Suedia tentoj portën e Buffon por pa arriti të konkretizojë në gol disa aksione të rrjedhshme nga Larson e Ekdal.

Tjetër fytyrë në pjesën e dytë kur pas një goditje pa shumë pretendime të Johanson, sfera u devijua nga Kielini duke përfunduar pas shpinës së Bufon dhe gjetur avantazhin. Pas pësimit të golit, Italia u hodh e gjitha në sulm duke tentuar me të gjitha mënyrat golin e barazimit. 4 herë kampionët e botës ishin shumë afër golit të barazimit, por topi i goditur nga mbrojtësi Darmian, u stampos në shtyllën e djathtë të portës suedeze, duke mos ndryshuar rezultatin, i cili mbeti në fuqi deri në fund të takimit.

Ndeshja e kthimit luhet të hënën në “San Siro” me sfidën që do japë verdiktin se kush do udhëtojë për në Rusi,

/Ora News.tv/