Drejtuesi i emisionit “360 Gradë”, Artur Zheji i ftuar në emisionin  “Tempora” në RTV Ora referuar rezultatit të sondazhit ku rezulton se PD kishte një rritje të votave nga viti 2017, deklaroi se ne jemi një popull me intelektualitet policentrist edhe duam të ikim edhe duam të bëjmë më të mirën.

Zheji: Po ta kishim filluar nga këto tabela do ta kishim kursyer 3 çerekun e debatit. Por shoh tre momente kontradiktore.

1- Të pyetur për zgjedhjet politike orientimi i votës del që kemi një humbje të mazhorancës aktuale dhe del në minorancë, sepse kalon në opozitë me 9% diferencë. Edhe me një marzh 3.7% të gabimit në favor të mazhorancës, kjo tregon që bie ndesh me 62% e shqiptarëve që duan të ikin. Si duket ne jemi një popull me intelektualitet policentrist, edhe duam të ikim edhe duam të bëjmë më të mirën.

Kur thotë opozita që qeveria ka rënë, do ti ketë pasur të qarta këto elementë të sondazhit.


Shikoni ketu te gjitha rezultatet e sondazhit te pare te IPR Marketing dhe RTV Ora

/Ora News.tv/