Zheji: Kamerat e ‘RTV Ora’ përgënjeshtruan Kryeministrin

Zheji: Kamerat e ‘RTV Ora’ përgënjeshtruan Kryeministrin

Analisti dhe moderatori i emisionit "360 Gradë", Artur Zheji i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi fjalimin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha u shpreh se pamjet që kamerat e RTV Ora orfruan pamje që përgënjeshtruan kryeministrin se në protestat e opozitës do të kishte shumë më pak njerëz.

Zheji: Është një protestë shumë masive. Disa herë Basha nënvizoi ndërkombëtarët, si të thuash ka tendenca paqësore dhe më në kontroll. Kishtë disa nuanca ndryshe nga fjalimet e tjera sa i përket lirisë.

Në fakt ka qenë drojë e gazetarëve në përgjithësi, po ka qenë ogur i zi, ndjellakeq nga ana e qeverisë se do jeni gjithmonë e më pak se kjo është një rrugë që të çon drejtë një vetëvrasje politike. Këtu kemi disa përgënjeshtrime të kryeministrit.

Edhe fotot e pamjet lëvizëse që ofrohen pa montazh nga Ora News janë provë e saktë që përgënjeshtron dëshirën e realizuar në një realitet fiktiv.


EMISIONET