"Deti", Ngjela: NATO dhe Uashingoni ndaluan Berishën, do ndalin dhe Ramën

"Deti", Ngjela: NATO dhe Uashingoni ndaluan Berishën, do ndalin

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se marrëveshjen për detin me Greqinë e rrëzuan amerikanët nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shtoi se janë po ata që janë përfshirë edhe në marrëveshjen e re.

Ngjela: Duhet të gjejmë kushtin, ose shkaku ka qenë prishja e marrëveshjes, pas ndërtimi. E prishi Gjykata Kushtetuese sepse dha territore shqiptare. Kush i dha? Saliu! Ka korrupsion? Ka! Zara ka sa të duash. 

Çfarë do të thotë det? Dua të lëshojë territor Shqipëria dhe Saliu iu dha. Gjykata Kushtetuese si doli kundër Saliu? Ishte Uashingtoni në mes. Ai i mori dhe i çoi atje. Padinë e kam bërë unë. 

Pavarësisht se ata ishin të Saliut, i bëri presion ky. I tha nuk e ke mbrojtjen e interesit kombëtar në dokumentat e partisë tëndë. Nuk duhet të marrësh pjesë në gjyq, vajtën morën pjesë këta. Lëvizjen e kam bërë unë dhe Rama më tha ma kërkuan. Ik ore atje i thashë, cfarë janë ata që ta kërkuan.

Pse hyri politika e lartë, NATO e Uashington këtu, sepse u cenua vija e Otrantos, ku janë vetëm dy shtete. Dhe në Otranto jemi ne thanë Italianët. Dhe kjo do të qëndrojë. Kjo marrëveshje po drejtohet nga ata. Çfarë ka ndodhur me atë territor dhe historia e tij…

Kufiri nuk është vetëm interes shqiptarë është dhe interes amerikanë

Këtë marrëveshje po e drejtojnë ata. Pse po e drejton Bushati? Jo! Ky është një interes amerikan.



EMISIONET