"Zhduku" Ronaldon, Djimsiti: Dua trofeun me Atalantën

"Zhduku" Ronaldon, Djimsiti: Dua trofeun me Atalantën

Mbrëmja e djeshme do të mbahet mend gjatë nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti. 25 vjeçari i Atalantës ishte shtyllë kyçe në suksesin 3-0 që Bergamaskët arritën përballë Juventusit.

Pas takimit, Djimsiti mori lëvdata të shumta nga mediat italiane, të cilët e përgëzuan për sigurinë e treguar në prapavijën e bluzinjve, si dhe neutralizimin e Cristiano Ronaldos.

Në të njëjtën linjë ishte dhe vetë mbrojtësi, i cili për mikrofonët e “Rai Sport” nuk e fshehu kënaqësinë.

Ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar gabimet e bëra kundër Romës. Gabuam në ndeshjen e pak muajve më parë dhe sot ne u përpoqëm të bëjmë më mirë kundër Juventusit. Sot kemi arritur të mbrojmë dhe të sulmojmë të gjithë së bashku. Kjo fitore na jep shumë motivim për të ecur përpara. Dy ndeshje kundër Fiorentines mungojnë para finales, por tani po mendojmë për kampionatin ku kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Cagliarit, “përfundoi ai.

EMISIONET