Rreth 8 vjet pas zhdukjes në mënyrë misterioze të Eduart Belegut, bashkëshortja kërkon zyrtarisht shpalljen e tij të vdekur. Kërkesa është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe i është drejtuar Gjykatës së Tiranës.

“Shtetasja Ilirjana Belegu, e datëlindjes 2.7.1969, kërkon pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Tiranë, shpalljen të vdekur të shtetasit Eduart Belegu, i datëlindjes 21.2.1963”, thuhet në kërkesë.

Belegu humbi kontaktet me familjen e tij më 28 prill të vitit 2010 dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të. Belegu ishte këshilltar i ish-ministrit të Ekonomisë Genc Ruli dhe ish-ministrit tjetër të Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti.

Para se të zhdukej, Belegu u arrestua nga policia për disa çështje të një biznesi privat. Hetimet nuk kanë zbuluar asgjë deri më tani rreth zhdukjes së tij.

/Ora News.tv/