Zhduket aeroplani rus me 14 persona në bord

Zhduket aeroplani rus me 14 persona në bord

Një aeroplan ushtarak rus IL-20 me 14 anëtarë të shërbimit në bord doli jashtë radarëve gjatë një sulmi nga katër aeroplanë izraelitë në krahinën e Sirisë Latakia, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Kontrollorët e trafikut ajror në Khmeimim Airbase humbën kontaktin me avionin mbrëmjen e së hënës. Kjo ndodhi gjatë një sulmi nga aeroplanët izraelit F-16 në Latakia.

Aeroplani ishte 35 km larg brigjeve të Sirisë kur u zhduk. Radarët rusë gjithashtu regjistruan nisjen e raketave nga një luftanije franceze në Mesdhe në mbrëmjen e 17 shtatorit.

Një total prej 14 personash ishin në bordin e aeroplanit ndërsa ka nisur një mision kërkimi-shpëtimi.

Aeroplani IL-20) është një platformë Inteligjente Elektronike (ELINT), e pajisur me një gamë të gjerë antenash, sensorë infrash të kuqe dhe optike.

SLAR (Airborne Radar) dhe lidhja satelitore e aeroplanit i lejon ushtrisë ruse të monitorojë qiellin sirian në kohë reale.

Një sulm një-ditor në Latakia filloi rreth orës lokale 22:00 dhe synonte një stacion elektrik si dhe dy objekte që i përkisnin ushtrisë siriane.

Zyrtarët sirianë thanë se sulmi ishte "i huaj" dhe erdhi "nga deti", por nuk mundnë fillimisht të konfirmonin zërat se Izraeli ishte prapa tij. Shtatë persona u plagosën në sulm, sipas zyrtarëve sirianë.

EMISIONET