Zhduket 56-vjeçarja në Fier, familjarët apelojnë për ndihmë

Zhduket 56-vjeçarja në Fier, familjarët apelojnë për

Familjarët e Liljana Tafës, 56-vjeçares që ka humbur kontaktet që prej datës 5 dhjetor kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.

Liljana Tafa ka dalë nga banesa ku jetonte në fshatin Zhupan të Fierit rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Bashkëshorti i 56-vjeçares ka sqaruar se Liljana vuante prtej një viti nga depresioni akut, ndërsa kërkimet e familjarëve janë zhvilluar në çdo qytet që mund të jetë parë.

Besnik Tafa: Në Fier, Vlorë, Lushnje, Roskovec, Berat, Ballsh. Kërkimet tona nuk kanë reshtur dhe nuk do të reshtin.

Besnik Tafa përjashton mundësinë e vetëvrasjes, duke thënë se nuk ka asnjë arsye që mund ta shtynte 56 vjeçaren drejt ndërmarrjes së këtij akti, ndaj kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

Besnik Tafa: E pamundur, ajo nuk kishte asnjë arsye që ti jepte fund jetës. I bëj apel të gjithë popullit, kush e shikon të japë një informacion të saktë.

Liljana Tafa 56 vjeçe nga fshati Zhupan, është larguar nga banesa duke humbur prej 5 ditësh kontaktet me familjarët.

Në momentin që është larguar, 56-vjeçarja ka pasur të veshur një bluzë rozë, jelek gri dhe tuta të zeza.

Familjarët bëjnë apel për të gjithë ata persona që mund ta kenë parë të telefonojnë në numrin 0682195608.



EMISIONET