Video/ Sindrit Guri i shënon Anderlehtit, por nuk mjafton për Oostende

Video/ Sindrit Guri i shënon Anderlehtit, por nuk mjafton për Oostende

Pasi shënoi në takimin e parë me fanellën e Oostende, edhe pse në atë rast ishte thjeshtë një takim miqësore, golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar në Kategorinë Superiore, Sindrit Guri është zhbllokuar dhe në kampionat.

Në takimin që po zhvillohet në këto momente mes Anderleht dhe Oostende, bomberi shkodran ka arritur të ngushtojë shifrat, duke e dërguar rezultatin  e takimit në shifrat 2-1 në favor të vendasve. Kur po kronometrohej minuta e 58-të, ai u asistua mjaft mirë nga Capon duke e pasur të lehtë ta shtynte sferën drejt fundit të rrjetës. Në ekzekutim, në favor të Gurit ishte dhe fati, pasi shkodrani e depozitoi sferën me një lëvizje të bukur me finte.

Sa për kronikë, ky 90 minutësh u mbyll me shifrat 5-2 në favor të Anderlehtit, me golin e Gurit që nuk shërbeu për të marrë të paktën një pikë nga kjo përballje.






EMISIONET