Zhaklin Lekatari: Tradhtia vjen si nevojë personale

Zhaklin Lekatari: Tradhtia vjen si nevojë personale

Blogerja e njohur Zhaklin Lekatari e ftuar në 'Late Night Show' në Ora News tha se tradhtia vjen si nevojë personale.

Kastro Zizo: Ke ndonjë gjykim që një femër të jetë dy partnerë paralel?

Zhaklin Lekatari: Jo nuk e kam ndonjë gjykim, të bëjë çfarë të dojë. Sot është periudha më e mirë për të jetuar. Ka më pak luftra, sëmundje, jemi goxha e fat. Bota po ndryshon dhe unë mundohem të jem në hap me të. Përsa kohë ti ndryshon dhe nuk dëmton dikë tjetër që është pranë tjete mund të bësh çfarë të duash.

Unë mendoj se tradhtia nuk është problematikë apo pamundësi me partnerin tjetër. Shpeshherë ne tradhojmë sepse kemi nevojë. Kemi nevojnë tonë personale, emocionale apo seksuale. Nuk është e thënë që një partner do tradhëtojë se është krizë por edhe për arsye të tjera. Të dyja palët tradhtojnë. Kjo vjen sepse ndoshta partneri nuk të kënaq, ti do më shumë.

EMISIONET