Zguri: Votimet janë mbyllur, askush s’ka të drejtë të shkelë ligjin

Zguri: Votimet janë mbyllur, askush s’ka të drejtë të

Kryetari i KQZ, Klement Zguri nisur nga disa deklarata për shtyrje të procesit të votimit thotë se pas përfundimit të orarit zyrtar, askush nuk mund të shkelë ligjin.

Klement Zguri: Në rastin konkret dua të citoj kodin zgjedhor, orari fillon në 7 dhe mbaron në 19, e vetmja mundësi është nëse ka radhë, komisoni duhet të marrë dokumentat e identifikimit dhe kjo është mundësia e vetme që qytetarët të votojnë. Përtej kësaj votimet janë të mbyllur dhe askush nuk ka të drejtë të tjekalojë normat dhe ligjet.  Marr shkas nga deklarata mediatike, ku bëhej fjalë për kërkesa që duhej shtyrë me rreth 30 minuta votimi.  Votimi fillon në orën 7 dhe mbaron në orën 19. Askush nuk duhet të kalojë këtë orar. Është kërkesë e ligjit dhe askush nuk mund të tejkalojë këtë normë.

EMISIONET