Zguri: Asnjë përpjekje për një vlerësim ligjor të dekretit

Zguri: Asnjë përpjekje për një vlerësim ligjor të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përfshi sërish në debate mbi dekretin e presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve. Në mbledhjen e thirrur nga anëtarët e mazhorancës në KQZ të premten, kryetari Klement Zguri deklaroi se do të votojë kundër çdo vendimi, përveç atyre që emërojnë vëzhgues.

Klement Zguri: "Me keqardhje shikoj se nuk ka asnjë përpjekje serioze nga askush, as individë dhe as instituticion që mundet të kenë mundësinë ligjore për të vënë në lëvizje dhe për të bërë një vlerësim ligjor, real të dekretit. Jam kundër vendmarrjeve në parim, nuk kam asgjë me brendinë, por në parim. Ndërkohë që do çedoj nga ky qëndrim vetëm për vëzhguesit.". 

Debate pati dhe për ndryshimet e fundit të qendrave të votimeve në disa bashki në vend, ku Zguri aludoi se ndryshimet po bëhen sipas krahut politik të drejtuesve vendorë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se do të vijojë më punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore, duke mos njohur kështu dekretin e presidentit që anulon 30 qershorin si datë votimesh.


EMISIONET