"Zgjohet" Dinamo, kryeqytetasit përgatiten me 12 lojtarë për sezonin e ri

Dinamo është "zgjuar" nga gjumi dhe ka nisur të lëvizë. Skuadra kryeqytetase ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri, 2019-2020.

Ashtu siç edhe në vitet e fundit, objektiv i bluve është ngjitja në Superligë. Në stërvitjen e parë të zhvilluar, tekniku i dinamovitëve, Igli Allmuça i ka kushtuar rëndësi përgatitjes fizike, për shkak se ekipi është pushim prej kohësh.

Në këtë seancë, zhvilluar në Kodrat e Liqenit, të pranishëm ishin një grup i reduktuar lojtarësh, vetëm 12.

Ted Laço, Erxhan Muça, Marlind Nuriu, Rei Nuriu, Ymer Shaba, Ilir Allmuça, Invis Topalli, Rei Çeliku, Jetmir Sefa, Jurgen Vrapi, Kristi Prendi dhe Ronaldo Ndreu morën ngarkesën e duhur fizike, teksa në ditët e ardhshme pritet të afrohen të tjerë futbollistë cilësorë.

EMISIONET