ZGJIDHJA solidarizohet me gazetaren Lala: Shefi i Rilindjes derdh helm kundër medias

ZGJIDHJA solidarizohet me gazetaren Lala: Shefi i Rilindjes derdh helm

Partia ZGJIDHJA dënon fuqishëm sulmin me armë ndaj banesës së reporteres së njohur të kronikës, Klodiana Lala, sot në mëngjes. "Sulmi që mund të kishte patur pasoja fatale për familjarët e saj është tentativë për frikësimin e punonjësve kurajozë të medias, siç është zonja Lala dhe është bërë për shkak të detyrës së saj në mbulimin e ngjarjeve të rënda kriminale", thuhet në reagim.

ZGJIDHJA i apelon Ministrinë e Brendshme se goditja ndaj banesës së gazetares Lala është atentat ndaj medias shqiptare, e cila është prej vitesh nën presione verbale dhe fizike nga eksponentë të krimit të organizuar dhe atij të rrugës.

ZGJIDHJA do të kërkojë me ngulm zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, fatmirësisht pa viktima.

Ajo e drejton gishtin e akuzës te shefi i Rilindjes, i cili prej vitesh derdh helm kundër medias kritike me qeverinë. Cilësimet e tij “kazan” ndaj medias shqiptare, apo “shtëpi publike” ndaj “Washington Times” tregojnë prekjen e fundit nga një kryeministër i cili mbijeton vetëm duke blerë mediat dhe duke dënuar me mbyllje mediat kritike ndaj punëve të mbrapshta që ai është mësuar të bëjë në krye të pushtetit.

ZGJIDHJA pret një reagim të ashpër nga Këshilli i Europës ndaj qeverisë shqiptare e cila prej vitesh ka vënë nën tutelë mediat kritike, kërcënon me jetë dhe bukën e gojës gazetarët kurajozë dhe bën allishverishe më pronarët e mediave që të mbështetin pa kushte punët e mbrapshta të saj. Vetëm një shoqëri demokratike dhe e bazuar në ligje do të ketë respekt për punën dhe sakrificat e punonjësve të medias dhe ZGJIDHJA do të luftojë që ajo ditë të jetë sa më e afërt.

Lexoni: Të gjitha lajmet mbi sulmin ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala




EMISIONET