Banorët e Lëkursit në Sarandë do të marrin vetëm 45 minuta ujë në ditë në një orar të pacaktuar në këto ditë të nxehta. Zgjidhja ekstreme është dakordësuar mes ujësjellësit dhe banorëve të zonës që prej një jave vuanin mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e tyre.

Banorët e Lëkurësit në Sarandë do të marrin 45 minuta furnizim me ujë në ditë, në një orar të pacaktuar, në një kohë ku temperaturat e larta dhe sezoni turistik kanë nisur zyrtarisht.

Kjo është zgjidhja provizore ekstreme e dakordësuar mes ndërmarrjes së ujësjellësit dhe vete banorëve të zonës turistike që vuanin prej një jave mungesën e ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre.

Banorët thonë se në kushtet ekstreme sipas tyre do tu bënte punë edhe gjysmë ore furnizim me ujë në ditë

Banor: "Në kushtet që jemi le të vijë edhe gjysmë ore."

Problematika është e theksuar për familjet që jetojnë në pjesën e poshtme të lagjes, ku banorët e lidhin mungesën e ujit në cezmat e tyre me shpërdorimin dhe keqmenaxhimin.

Banor: "Ujë ka pasur plot, tani që filluan vaditjet, kush mundet të marrë. Menaxhimi lë për të dëshiruar jashtë mase."

Pas ballafaqimit të problematikave, mes përfaqësuesve të ujësjellësit dhe banorëve, u vendos që furnizimi me ujë i zonës së Lëkurësit do të ndahet në dy orare të ndryshme për banorët poshtë e sipër rrugës që të çon në kalanë e famshme të zonës.

/Ora News.tv/