Zgjidh një nga gratë që është në foto, zbrit poshtë në tekst dhe lexo këshillën që ka për ty:

Gruaja n°1:

Na kanë bërë të besojmë se çdo kush nga ne, është vetëm një gjysëm dhe se jeta ka kuptim kur takojmë ‘gjysmën tjetër’. Nuk na kanë thënë që kemi lindur të plotë, që askush në jetën tonë nuk meriton të çojë përpara përgjegjësinë e asaj që mungon. Rritemi përmes vetvetes. Nëse jemi në shoqëri të mirë, thjesht rritemi më shpejt.

Gruaja n°2:

Je ti ai/ajo që duhet të besosh tek vetja, jo tjetri që duhet të të shohë e të thotë: “Unë besoj tek ty.”

Ajo që do bindë tjetrin se ke ndryshuar është lidhja me të shkuarën tënde, jo ajo që thua, por ajo që jeton ti tani! Ti ke shumë nevojë për të stabilizuar një mënyrë të re jetese. Ajo që shpesh të mungon, është pikërisht kjo kurajo, vendosmëri, të heqësh qafe gjërat që të shqetësojnë. Përse të qash diçka që nuk ka funksionuar?

Gruaja n°3:

Problem më i madh që ti ke, është kur lejon të tjerët të të bëjnë përshtypje, pasi në këtë mënyrë i lejon të të dominojnë. Hapi i parë për të ndryshuar duhet të jetë i yti, duhet të marrësh frenat e jetës në dorë dhe të kesh busullën e orientimit në duart e tua. Nëse ke bërë shumë gabime në të shkuarën, duhet të bësh paqe me to tani. Ashtu si lumi, ke nevojë të pastrohesh çdo ditë, përndryshe do bëhesh i/e padurueshëm/e për të tjerët.

/Ora News.tv/