Presidenti francez foli me nota skeptike lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian përfshi këtu dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofies. Pikërisht në këtë samit që kishte qëllim forcimin e lidhjeve mes rajonit dhe Bashkimit Europian.

Komentet e Makron ishin një zhgënjim sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat shpresojnë në një dritë jeshile nga liderët e BE-së muajin tjetër për çeljen e negociatave pas rekomandimit në prill të Komisionit Europian.

"Çfarë kemi parë në 15 vitet e fundit është një rrugëtim që ka dobësuar Europën çdo herë që ne mendojmë për zgjerimin e saj. Nuk mendoj se ne i shërbejmë vendeve kandidate apo vetes tonë të pasurit të një mekanizmi që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë për më shumë zgjerim" i tha Macron reporterëve në satimin e Sofies.

"Jam në favor të ankorimit të Ballkanit në Europës dhe lëvizjes drejt Europës. Por mendoj se duhet shohim çdo zgjerim të madh, me më shumë kujdes dhe rigorozitet ", tha Macron.

"Nuk jam në favor të zgjerimit të mëtejshëm përpara se të kemi të gjithë  sigurinë e nevojshme dhe para se të kemi bërë një reformë të vërtetë  për të thelluar dhe funksionuar më mirë Bashkimin Evropian".

Vendet anëtare të BE-së janë të ndarë sa i takon  faktin nëse 6 shtetet e Ballkanit,  pjesëmarrëse në samit, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia do t'i bashkohen një ditë bllokut të Bashkimit Europian.  Janë të ndara dhe sa i takon kohës që secili shtet mund të integrohet në BE.

Macron është shfaqur si një nga liderët e Bashkimit Europian që janë treguar më të tërhequr sa i takon zgjerimit të mëtejshëm. Vërejtja e tij sot tingëllon më e ashpër se ajo e bërë në Parlamentin Europian muajin e kaluar.

"Jam në favor të një forcimi të dialogut strategjik dhe një perspektive të Ballkanit Perëndimor, që ne të ndjekim reformat që kanë ndërmarrë dhe ti inkurajojmë ata, por pa qenë të dobët dhe hipokritë" shtoi ai shkruan www.politico.eu

/Ora News.tv/