Zgjedhjet përfundimtare për postin presidencial në Republikën Çeke do të vendosen nga votimi i balotazhit, pasi presidenti aktual i vendit Milos Zeman mori më shumë vota se kandidatët e tjerë në raundin e parë, por nuk mundi të kalojë 50 përqindëshin për të siguruar një fitore absolute.

Mediat çeke raportojnë se Zeman mori 39% të votave, në krahasim me rivalin e tij më të ngushtë, Jiri Drahos, i cilisiguroi vetëm 26.3%.

Balotazhi ishte një rezultati i parashikuar dhe i pritshëm në këto  zgjedhje, që deri më tani nuk kanë sjellë asnjë të veçantë, përveç një proteste që u bë e njohur për mbarë opinionin, pasi aktivistja e një grupi feminist ndërkombëtar doli gjysmë e zhveshur në castin kur presidenti Milos Zeman ishte duke hedhur votën e tij.

Aktivistja, e cila  u ndalua menjëherë nga forcat e policisë, e quajti Zemanin një vegël të presidentit rus Vladimir Putini.

 Megjithatë qëndrimi pro rusisë i presidentit 73-vjeçar, i cili po shpreson mandatin e dytë, ka qënë një nga temat më të nxehta në Ceki dhe ka ngjallur mjaft debat.

Zeman i ka kundërshtuar gjithnjë sanksionet dhe masat e ashpra ndaj Rusisë. Ai po kërkon gjithashtu që të   përmirësoj marrëdhëniet me Kinën.

Ekspertët e çështjeve politike thonë se rivali i tij kryesor, Jiri Drahos, ka një mundësi të mirë për të rrëzuar Zemanin nga posti në një përballje të drejtpërdrejtë. Sipas analistëve kjo mund të ndodhë pasi ata që votuan për kandidatët e tjerë, mund të votojnë për Drahos në balotazhin mes tyre, që pritet të zhvillohet në datat 26 dhe 27 janar.

/Ora News.tv/