Zgjedhjet pa korrupsion? PS-PD dakord për 6 prioritete, mes tyre teknologjia

Zgjedhjet pa korrupsion? PS-PD dakord për 6 prioritete, mes tyre

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi, thotë se me Partinë Socialiste është rënë dakort për shtyllat që do preken në ligjin zgjedhor, në mënyrë që të garantohen standarde në proceset zgjedhore. Dakordësi ka për të punuar në 6 drejtime kryesore thotë Bylykbashi. 

Bylykbashi: E para është votimi elektronik, pra futja e teknologjive të reja në votim. E dyta është ajo e votimit të emigrantëve. E treta është shitblerja e votës, e katërta janë cështje të fushatës dhe rekomandime tjera prioritare të OSBE-ODIRH-it dhe Komisionit të Venecias ku përfshihet abuzimi me burimet shtetërore. Cështja e katërt është lista e zgjedhësve dhe sistemeve në drejtësi dhe cështja e fundit, jo nga rëndësia është cështja e administratës.

Pa lënë jashtë vëmendjes cdo instrument që ndikon negativisht në zgjedhje, fokusi i demokratëve do të jetë përdorimi i teknokogjisë.

BylykbashiËshtë i qartë që vetëm ndryshime nenesh në kodin zgjedhor është e pamundur të trajtojë cështje sic është shitblerja e votës, marrja e kartës së identitetit të zgjedhësve me pagesë apo me forcë, korrupsioni i komisionerëve zgjedhorë, keqnumërimi i votave, vonesat në procesin zgjedhor. Të gjitha këto me një zgjidhje të zgjuar dhe të shëndoshë, pra me një sistem votimi të mirë ku shumë prej tyre trajtohen ose plotësisht, ose me një masë të madhe. Kështu që mbetet një prioritet absolut.

Bykykbashi thotë se institucionet ndërkombëtare po mbështesin me ekspertizë dhe me financime për reformën. Në princip u shpreh ai, institucionet që merren me zgjedhjet mbështesin përdorimin e  teknologjisë. 

Bylykbashi: Ka një mbështetje goxha të mirë, sigurisht jemi në fazën principiale. Shumë shpejt do vazhdojmë me fragmentimin e problemit në pjesë më të vogla që do ti japë mundësinë ekspertëve të na ofrojnë zgjidhje më të mira dhe në këtë mënyrë do të vritet ajo fantazma e votimit elektronik si dicka e pamundur. Në fakt është shumë e thjeshtë.  

6 shtyllat për të cilat është rënë dakort të punojë Komisioni i Reformës i përkasin një periudhe pune deri me zgjedhjet vendore. Pas kësaj komisioni do vazhdojë punë dhe do trajtojë 3 cështje kryesore përfshirë dhe sistemin.

Bylykbashi: Për fat të mirë, Komisioni i Reformës zgjedhore nuk ka pse mbyll dyert pasi miraton ndryshimet që janë të nevojshme për vitin 2019. Parlamenti vazhdon detyrën e tij dhe ne duhet të diskutojmë dhe cështje të tjera sic është sistemi zgjedhor. Në atë kuadër mund të shohim një rishikim të plotë të lirë për Partitë Politike në kuadër të këtij aspekti, është cështje e referndumeve zgjedhore.

Nuk ka një diskutim dhe as dakordësi me Partinë Socialiste, por Bylykbashi thotë se e nevojshme është dhe prekja e Reformës Territoriale. Deputeti demokrat e cilëson të dështuar  hartën e re, dhe kjo sipas tij  po ndikon tek qytetarët që s’po marrin shërbime.

EMISIONET