Zgjedhjet në Itali, Salvini: Qeveria është e jona, Jo aleancë me 5 yjet

Zgjedhjet në Itali, Salvini: Qeveria është e jona, Jo


Partia Lidhja e Veriut është konfirmuar forca fituese brenda koalicionit të qëndrës së majtë. Rezultatet deri më tani të numërimit të votave konfirmojnë qëndrën e djathtë si koalicionin fitues . Lidhja e Veriut ka marrë mbi 18 % të votave e pas saj Forza Nuova e Silvio Berlusconit mbi 13 % të tyre.

Gjatë ditës së sotme lideri i Lidhjes së Veriut ka mbajtur një konferencë shtypi ku ka falenderuar popullin italian për rezultatin e jashtëzakonshëm në këto zgjedhje.

Matteo Salvini: "E nisëm fushatën zgjedhore në kuotën 4% e arritëm të fitojmë mbi 18%. Të gjitha premtimet e fushatës elektorale do t'i mbaj. Këto zgjedhje i fitoj qeveria e koalicionit të djathtë e qeveria e re duhet të jetë e qëndrë së djathtë. Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje me Lëvizjen 5 Yje. Aleaca e vetme e jona është me forcat poltike të koalicionit ku bëjmë pjesë."


Sa i takon humbjes së Parisë Demokratike, lideri i Lidhjes së Veriut komenton se "arroganca e Renzit u ndëshkua nga vota e italianëve".

Ndëra mbi pozicionin antieuropeist të Lidhjes së Veriut, Matteo Salvini deklaron se: Matteo Salvini: "Monedha unike e euros është e gabuar dhe do të merret në diskutim përgjatë qeverisjes sonë."

Përsa i përket rrezikut të rënies së tregun financiar italian ai është shprehur se tregjet ekonomike nuk kanë pse tremben.

Matteo Salvini:  "Italianët do të ketë taksa më të ulëta, më shumë drejtësi e më shumë sipërmarrje."


EMISIONET