Nuk kam dashur te futem ne diskutimet për zgjedhjet ne Federatën e Futbollit. Fakti që Rama futi hundët dhe tek futbolli , ishte i mjaftueshëm për të na bërë pale; si qytetare, si tifozë po sigurisht dhe si demokrate. Megjithatë përveç denoncimit publik se nëpërmjet Finos, Rama kërkonte të kapte dhe këtë institucion, nuk pati qëndrime të tjera te politikes opozitare.

Por , pasi dëgjova kandidatin e Ramës te deklaronte sot se do te ankimonte votimin sepse e konsideronte jo legjitim, nuk mund te heshtja me për disa te vërteta.

Sikur te kishin lidhje vetëm me zgjedhjet për Federatën , mbase prapë do të heshtja, po për fat të keq , nuk është vetëm aq.

Fushata për zgjedhjet ne Federatën e Futbollit ishte nje kopje e asaj qe ndodhi me zgjedhjet parlamentare te 2017.

Deputete , ministra dhe personazhe te botes se krimit u perdoren qe Rama ta merrte dhe kete institucion. Kulaci dhe kerbaci u perdoren edhe ndaj te zgjedhurve vendore te PD, imagjinoni cfare ka ndodhur me delegatet qe nuk kane patur profil politik.

Personazhe te botes se krimit janë përdorur per te kërcënuar edhe fizikisht delegate dhe njësoj si ne zgjedhjet parlamentare, kur nuk kane garantuar votën për Ramën, janë kërcënuar te mos dalin nga shtëpia ditën që votohet.

E cfare eshte me e renda ,e qe tregon se kete vend e drejton mafia me kostum qeveritar, eshte jo shkalla e bashkepunimit qe kjo qeveri ka me krimin, por metodat tipike mafioze qe perdorin per te vene ne sherbim te tyre krimin. Pervec joshjes , jane te shumta rastet qe vertetojne se vete bota e krimit shantazhohet nga qeveritaret me problemet qe ata kane me ligjin duke ju kerkuar sherbim ne kembim te “lirise”.

Te gjitha keto metoda tipike per mafien dhe Sigurimin e Shtetit, u perdoren ne zgjedhjet parlamentare dhe u tentuan njesoj edhe me zgjedhjet per Federaten, kurse kandidati i Rames ka guximin edhe te deklaroje se do te ankimohet.

Guri i fundit drejtesia e kapur ?

Unë nuk mund ta fsheh qe ndjehem mire sot jo vetëm për fitoren e Dukës (te cilit i uroj suksese) , po sidomos për humbjen e Ramës .

Jam i gezuar se shoh qe ka ende njerëz me dinjitet dhe kurajë civile ne këtë vend , qe nuk tremben dhe nuk joshen por respektojnë në radhë të parë veten. Jam i bindur qe me kurajë e dinjitet , shqiptaret shume shpejt do te çojnë dhe Ramën nga kryeministria në PS.

/Ora News.tv/