Zgjedhjet në CDU, ikën Merkel pas 18 vitesh

Zgjedhjet në CDU, ikën Merkel pas 18 vitesh

1 mijë delegatë nga konservatorët gjermanë po votojnë për kryetarin e ri të partisë që do të zëvendësojë kancelaren Angela Merkel.

Në fjalën e saj emocionues përpara kongresit të CDU-së, Merkel falënderoi anëtarët e partisë që e mbështetën lidershipin e saj prej 18 vitesh.

Merkel tha se është koha që e gjithë partia të hapë një kapitull të ri, ku parësore duhet të jetë mbrojtja e jetës, e vlerave liberale dhe e interesave të vendit.

Merkel, e cila në muajin tetor vendosi të mos kandidojë më për postin e kryetares së partisë, ka përkrahur Anegret Kramp-Karrenbauer si pasardhëse të saj.

Fituesi i sotëm do të kryesojë partinë CDU në zgjedhjet e ardhshme federale në tetor të vitit 2021.

EMISIONET