Zgjedhjet lokale në Turqi, situate ekonomike ul numrin e përkrahësve të Erdogan

Zgjedhjet lokale në Turqi, situate ekonomike ul numrin e

57 milionë shtetas turq do i drejtohen të dielën kutive të votimit për të caktuar fituesit e zgjedhjeve vendore, të konsideruara me rëndësi jetike nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Qendrat e votimit u hapën në orën 6 me kohën shqiptare në disa provinca të Turqisë, dhe pritet të mbyllen në orën 16 në pjesën e mbetur të provincave perëndimore.

Sondazhet paraprake tregojnë se partia e presidentit Erdogan, Drejtësi dhe Zhvillim, mund të hasë disa vështirësi në bastionet e dy dekadave të fundit, Ankaraja dhe Stambolli, ku një koalicion i partive opozitare me në krye republikanët e nxjerr atë humbëse.

Kreu aktual i shtetit udhëheq politikën vendase prej 16 vitesh, por mbështetja për të dhe politikat e tij ka nisur të zbehet kryesisht prej situatës ekonomike.

Për të rifituar një pjesë të mbështetësve, këtë javë Erdogan paralajmëroi reforma të ndryshme ekonomike dhe u përpoq të zgjojë emocionet e besimtarëve duke premtuar kthimin e katedrales monumentale të Axhia Sofias në xhami, apo rikthimin e dënimit me vdekje për krimet e rënda.

Ndërkohë qytetarët shprehen se këto zgjedhje u politizuan më shumë se asnjëherë.

Tirtil: Retorika e ashpër e partive në fushatë më kujtoi më shumë zgjedhjet e përgjithshme. Duket sikur po hynim në një luftë."

Erkose: Të gjitha zgjedhjet në Turqi i ngjajnë atyre parlamentare. Në këto zgjedhje vendoset për mbijetesën e republikës shekullare dhe të reformave e parimeve të Mustafa Qemal Ataturkut.

Këto janë zgjedhjet e para që mbahen pas referendumit të vitit 2017, kur 51 për qind e popullit vendosi të shfuqizojë postin e kryeministrit dhe t'i japë presidentit fuqi më të mëdha ekzekutive për interes të qëndrueshmërisë së vendit.

EMISIONET