Zgjedhjet lokale në Kosovë, Andoni: Goditje për PDK, humbi dhe ‘Jeruzalemin’

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Andoni: Goditje për PDK, humbi dhe

Kosova mbylli të dielën zgjedhjet lokale, ndërsa vijon ende numërimi i votave speciale. Për analistin Ben Andoni zgjedhjet kanë krijuar një konfigurim të ri politik.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Andoni nënvizoi se PDK ka marrë një goditje të madhe, e cila ka nisur që prej kur në krye ishte zoti Thaçi. Ai tha se në terësi PDK merr vota, por goditjen e ka marrë në votën cilësore që ndan mandatin.

Ben Andoni: Zgjedhjet në aspektin politik kanë treguar një konfigurim të ri të spektrit politik kosovar. Ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme, PDK arrin që në masën e përgjithshme të popullsësisë kosovare të ketë masivitetin por kur flitet për votën cilësore atë që ndan mandatin, dhe në këtë rast që ndan komunat, PDK ka pësuar një goditje shumë të madhe, ashtu siç ka pësuar dhe LDK. Strukturat e PDK në Kosovë kanë marrë vendimin sot jo vetëm për të bërë një analizë por për të bërë një rishikim të gjithë formacionit të partisë. Inercia e rënies së PDK ka filluar që në kohën e Thaçit kur ishte njeriu kryesor. Por PDK megjithëse ka marrë sinjale gjatë gjithë këtyre kohëve, ata jo vetëm nuk kanë reaguar por deri në fund besonin tek elektorati i tyre bazik, njerëzit e lidhur me luftën, njerëzit që kanë lidhje me masën e kuadrove të tyre. Dhimbja e PDK në këto zgjedhje përveç asaj që nuk e artikulojnë, humbjet për shkak të strukturave të ndryshme, është dhe krijimi i koalicioneve kundër tyre në balotazh.Sot ekspponentë të tyre kanë dalë realisht kundër këtyre formacioneve që janë kapur gjithë kohën pas PDK për kredo politike dhe i kanë braktisur në momente më interesante dhe vendimtare për zgjedhjet.

Drama më e madhe e PDK ishte humbja e bastionit në Prizren, të cilin e ka quajtur edhe si Jeruzalemin e saj.

Ben Andoni: Humbja më e madhe e PDK në Prizren, por është akoma për tu vendosur.Por lajmi është se ka humbur në Prizren. Prizreni përballet me shumë probleme të cilat gjatë kohës së mandatit të kryetarit që ka qenë deri tani jo vetëm nuk kanë marrë përgjigje por janë thelluar. Prizreni gjithmonë e më shumë është një atraksion shumë ndëkombëtar.Humbja e PDK në Prizren është fillimi i humbjes së madhe të identitetit të PDK. Prizreni ka një konotacion shumë të madh historik dhe të gjithë e përcaktojnë si Jeruzalem të Kosovës, nga slllavët. Por çuditërisht këtë simbolikë e kishte marrë dhe PDK që e quante Jeruzalemin e vet. Është humbje e madhe sepse atje ka dhe një masë të madhe të njerëzve të lidhur me luftën që janë jashtëzakonisht të zhgënjyer nga ky realitet.

Beteja për Prishtinën për Andonin do të ketë fituesin në tre ditët e ardhshme.

Ben Andoni: Në orën që po flasim difernca ka zbritur në 200 e ca vota për Shpend Ahmetin për shkak se në një nga delegimet e rezultatit të zgjedhjeve nga njësitë lokale në Komisionin Zgjedhor ka pasur një rrjedhje, pasaktësi. Ende komuna e Prishtinës është realisht në balotazh, në këto tre ditë do të vendoset gjithçka.Edhe VV që është investuar në Prishtinë nuk mund ta quajë bastion.



EMISIONET