Dështimi i parë i 13 tetorit, në KQZ vetëm Zguri, të tjerët me pushime

Dështimi i parë i 13 tetorit, në KQZ vetëm Zguri, të

Tentativa e parë për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e 13 Tetorit të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta dështoi për shkak të qendrimit të unifikuar të mazhorancës edhe në KQZ kundër dekretit.  

Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve e thirur paraditen e sotme për të shqyrtuar kërkesën e tre partive opozitare, aleate të PD-së për fillimin e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit, datë e dekretuar nga presidenti Ilir Meta dështoi.

Vetëm Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ishte i pranishëm në sallën e mbledhjeve të KQZ ku në tavolinë ishte shqyrtimi i kërkesës së aleatëve të PD-së Partia Agrare Ambientaliste, (PAA) Partia Republikane (PR) dhe Levizja Socialiste për Integrim, (LSI)

Të tjerët, Denar Biba, Bledar Skenderi, Edlira Jorgaci, Rezarta Bitri janë me pushime. Administrata u shpreh se janë me leje të zakonshme. Ata kishin paralajmëruar që të premten (2 gusht) se nuk do të merrnin pjesë në mbledhjen e thirrur nga krytari Kelment Zguri për paraditen e sotme (3 gusht) ora 10:00. I gjendur në vështirësi kryetari i KQZ kërkoi ndjesë për këtë situatë të pazakontë.

Klement Zguri: Thjesht në respekt dhe në detyrim të kompetencave të mia si drejtues i institucionit thërrita mbledhjen që të jetë KQZ-ja ajo që të japë një përgjigje. Nuk jam unë edhe pse jam kryetar i KQZ-së, prandaj thashë nuk kam mundësi ta marr. Do të doja dhe dëshiroja që ne zyrtarisht përmes një vendimi të kishim një përgjigje. Kolegët sipas sekretarit të Përgjithshëm, qenkan me leje, nuk janë disponibël. Për këtë shkak, mbledhja nuk mund të hapet. Unë kërkoj ndjesë. Nëse do kemi mbledhje tjetër, jam i papërcaktuar për sa kohë kolegët janë me leje dhe nuk janë këtu Mbledhja, e përsëris nuk mund të hapet pasi mungon kuorumi."

Te shkarkohen

Kryetari i PR Fatmir Mediu me anë të një postimi në facebook e ka quajtur antikushtetuese mungesën e anëtarërve të KQZ, ndaj dhe i kakërkuar Kuvendit të nisë procedurat për shkarkimin e tyre nga detyra

LSI: Mungesa, e qëllimshme 

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i LSI në KQZ, e ka quajtur veprimin e 4 anëtarëve  të qëllimshëm me urdhër politik.

Muharrem Caka: "Patjerët është e qëlllimtë dhe me orientim të qartë politik. A janë të bindur anëtarët e KQZ-së që e kanë përmbushur detyrimin solemn të tyre. Dekreti i presidentit të Republikës është në fuqi dhe ne do të respektojmë të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor."

Hapi i radhës?

Muharrem Caka: "Do të marrim të gjitha hapat ligjor që parashikon Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor. Ftojmë anëtarët të respektojnë detyrimet e tyre. Prevalon Kushtetuta mbi lejen vjetore."

Të hënën pas mesnate përfundon afati ligjor për regjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet e 13 Tetorit. Pavarësisht dështimit të parë të mbledhjes së KQZ, aletatët e Lulzim Bashës pritet që me 5 Gusht të dorëzojnë kërkesën për regjistrim.

EMISIONET