Zgjedhja e miqve të duhur është çelsi i lumturisë

Zgjedhja e miqve të duhur është çelsi i lumturisë

Mënyra më e mirë për të qenë sa më shumë i lumtur është të jesh i kujdeshëm në zgjedhjen e personave me të cilët kalon kohën.

Sipas një studimi zgjedhja e miqve të duhur është e rëndësishme sepse shkakton që truri ynë të ngjajë me trurin e njerëve me të cilët kalojmë shumicën e kohës.  Profesor Moran Cerf nga Universiteti Northëestern thotë se mënyrë më e mirë për të rritur kënaqësinë afatgjatë  është të rrethsh veten me njerëzit e duhur, shkruan Business Insider.

‘Njerëzit më cilët qëndroni kanë me të vërtetë shumë ndikim në lidhjen tuaj me realitetin përtej asaj që mund të konceptoni. Dhe një nga efektet është të bëheni njësoj.”

Dr. Cerf beson se për një jetë të lumtur njerëzit duhet të minimizojnë vendimmarrjen krejtësisht.  Ai pretendon se besimi jonë se zgjedhjet e duhura do të na bëjnë më të kënaqur me jetën tonë është i gabuar.

Në të vërtetë, Dr Cerf gjithmonë zgjedh opsionin e dytë në menunë e specialiteteve. Vendimi më i rëndësishëm për të kur shkon në restorant është zgjedhja e personit që do ta shoqërojë. Gjithastu ai shprehet se emocionet tona nuk ka lënë që të marrim vendim të mira sepse i kthenje zgjedhjet tina në irracionale.

Nëse njerëzit dëshirojnë që të përmirësojnë gjërat e tyre në jetë , siç janë leximi apo gatimi, duhet të kalojnë kohë me dikë që ka pikërisht këto tipare të dëshirueshe.

'Bashkim nervor' është një pjesë kyçe e komunikimit. Nëse ne jemi në të njëjtën gjatësi vale si dikush tjetër mund të parashikojmë atë që mund të thotë dhe për këtë arsye i kuptojmë më mirë. Kjo nga ana tjetër ka një avantazh evolucionar, pasi do të thotë që ne punojmë më mirë dhe më shpejt si një ekip.

EMISIONET