Zëri i reperit që u vra në rrugë do jetë pjesë e hiteve të 2018

Zëri i reperit që u vra në rrugë do jetë pjesë e

Reperi XXXTentacion nuk do ta besonte kurrë se zëri i tij do të përdorej në hitet më të fuqishme të Lil Wayne.

“TC5” dhe “Don’t Cry” kanë disa pjesë të zërit të fuqishëm të reperit që u vra jashtë një dyqani në Florida. Burime për TMZ thonë se vokalet janë marrë nga produksioni dhe janë përshtatur pasi nuk ishin krijuar për këtë gjë.

Menaxheri i XXXTentacion, Z tregon se kanë regjistruar disa pjesë por nuk zgjodhën asnjërën për duetet me Lil Wayne. Vdekja e tij e parakohshme bëri që të mos bëhej asnjë përzgjedhje.

Kujtojmë se XXXTentacion shprehej shpesh se reperi prej vitesh në treg, Lil Wayne ka qenë një ndikim i madh për karrierën e tij.

Lil Wayne merr gjithmonë vëmendje në projektet muzikore që sjell për publikun, të cilat kthehen në hite në një kohë të shkurtër.

EMISIONET