Lajmet e shumta rreth të ardhmes së lojtarëve të ndryshëm të Luftëtarit kanë sjellë reagimin e skuadrës gjirokastrite. Në një status në "Facebook" klubi ka hedhur poshtë lajmet e rrema në lidhje me arritjen e akordit me futbollistë të ndryshëm, ndërkohë që ka shtuar se nëse do të kishte një akord do të dal në njoftime për shtyp.

Statusi i KS. Luftëtari

"Klubi i futbollit Luftetari hedh poshte me neveri lajmet e rreme te publikuara ne portale te ndryshme lidhur me arritjen e akordit me futbolliste te ndryshem. Luftetari ben me dije se si nje klub profesionist, tashme eshte duke menduar per arritjen e objektivave sezonale, sic eshte arritja historike e pjesemarrjes ne kupat e Europes. Per sa i perket merkatos, Luftetari deklaron se per cdo levizje do te kete njoftime per shtyp dhe per tifozet. I bejme thirrje pseudogazetareve te portaleve te mos sajojne lajme ne adrese te Luftetarit. Media eshte e respektuar prej nesh, por fabrikuesit e te tilla lajmeve nuk do te jene kurre prane skuadres sone. E dime qe ecuria e bluzinjve ben qe te lexohet gjithcka, por lajmet e verteta do ti mesoni nga goja e zyrtareve te K.F Luftetari. Faleminderit."


/Ora News.tv/