Zekthi: Meta mund të ishte më elegant, por në thelb shënjoi plagën e vërtetë të Shqipërisë

Zekthi: Meta mund të ishte më elegant, por në thelb shënjoi

Dita e sotme u shënjua me një dalje e pazakontë dhe tejet e ashpër të presidentit Ilir Meta.

Analisti, Fitim Zekthi, i ftuar në RTV Ora, tha se Meta mund të ishte më elegant në artikulimin e tij por në thelb shënjoi plagën e vërtetë të Shqipërisë, krizën e shtetit të së drejtës dhe funksionimit të shtetit.

Për Zekthin nëse do të kishim vetëm krizë politike, do të mjaftonte vetëm një hetim i Prokurorisë për të nxjerrë përgjegjësit e mbushjes së kutive me 30 qershor dhe kriza do të zgjidhej.

Zekthi: Meta është presidenti më energjik dhe më dinamik i të gjithë këtyre viteve tranzicion dhe një president i qëndrimeve shumë të forta që unë në substancë i miratoj. Ndoshta forma mund të ishte më elegante, por Meta dallohet për shprehje të tilla ekspresiviteti edhe më herët në jetën e tij politike. 

Qëndrimet e sotme të Metës ishin të gjitha të vërteta, të gjitha të mira, të gjitha të duhura, të gjitha të domosdoshme dhe të gjitha që e ndihmojnë demokracinë shqiptare të bëhet më mirë nëse do të dëgjohet. E di që sot zoti Meta është kritikuar, është sulmuar nga PS, kryetarë bashkish të sapozgjedhur  apo të tjerë që mëtojnë të jenë kryetarë bashkish nesër, por në thelb ai shënjoi plagën e vërtetë të Shqipërisë. 

Tha se nuk është një krizë midis dy partive, por një krizë e shtetit të së drejtës dhe funksionimit të shtetit. Kjo është kriza jonë themelore. Sikur prokuroria të funksiononte dhe të shkonte në KQZ dhe të merrte procesverbalet e zgjedhjeve dhe të merrte listat e atyre që kanë votuar, të shikonte pse ka mospërputhje dhe kush i ka mbushur kutitë. Të merrte komisionerët që kanë mbushur kutitë, të hetonte dhe ti bënte bashkëpunëtorë të drejtësisë se cili urdhëroi, zgjidhej kriza politike që sot. Kërkon katër ditë hetim dhe mund të kishim zgjidhje të krizës politike.



EMISIONET