Ze Maria: Jemi Tirana dhe luajmë për të fituar

Ze Maria: Jemi Tirana dhe luajmë për të fituar

Fitorja 2 me 0 kundër Vllaznisë e ka gëzuar trajnerin brazilian të Tiranës  Ze Maria, i cili u shprehur shumë  i lumtur  në konferencën për shtyp , dhënë menjëherë pas ndeshjes.

 “Kishim përballë Vllazninë, një skuadër që luan në Superiore, por ne jemi Tirana dhe do të luajmë gjithmonë për të fituar. Sot treguam një shpirt të lartë gare dhe arritëm të fitojmë 2-0, që besoj se është një rezultat i favorshëm për t’u kualifikuar, por edhe në Shkodër ne do të shkojmë për të fituar sërish.

Të gjithë në skuadër e dinë se kush është kapiteni dhe zëvendës-kapiteni, ndërsa në mungesë të tyre, shiritin mund ta marrë kushdo. Unë drejtoj disa profesionistë, që e kuptojnë mjaft mirë zgjedhjen time dhe nuk ka aspak vend për xhelozi. Të gjithë e kishin të qartë pse zgjodha Sentamu-n kapiten dhe nuk pati aspak probleme në dhomat e zhveshjes”,-përfundoi 44 vjeçari brazilian.

EMISIONET