Ze Maria: E rëndësishme fitorja, situata e Karabecit është sqaruar

Ze Maria: E rëndësishme fitorja, situata e Karabecit është

Tirana ka marrë fitoren e parë që prej rikthimit në Kategorinë Superiore, një 3 pikësh që ka kënaqur jo pak trajnerin e tyre, Ze Maria.

E kishit menduar që do të fitonit me një lojtar më pak për shumë minuta?

E kisha menduar që do të fitonim. Sonte ishte shumë e rëndësishme që të të fitonim, pak rëndësi kishte se me çfarë rezultati.

Edhe sot pamë disa lojtarë debutues…

Imamin kam parë në disa ndeshje miqësore dhe kur thashë se pas ndeshjes së tretë do shihni një Tiranë tjetër, për këtë skuadër me dëshirë e kisha fjalën. Tani duhet të punojmë për ndeshjen me Kukësin.

Mendoni se ekipi e ka larguar stresim me këtë sukses?

Hoxhallari është një lojtar i rëndësishëm për ne. Skuadra është futur në stres pas golit të pësuar, përpara publikut. U rikthyem pas golit të pësuar. I kam thënë skuadrës të luajmë të qetë edhe kur shënojmë dhe të mos ekzaltoemi.

Sa e vështirë ishte të mbanit kapitenin Karabeci në stol?

Kapiteni është një lojtar serioz dhe profesionist. Kam komunikuar me të dhe i kam treguar se në futboll duhen bërë disa zgjedhje. Ai do të ketë hapësirat e tij, por në këtë moment thjesht u zgjodhën disa të tjerë.

Do të ndryshojë Tirana në sulm me rikthimin e Ngo?  

Michael Ngo është një lojtar i mirë dhe sot bëri atë që duhej në sulm. Gjithsesi, në fushë do të jenë ata që janë më në formë. Ngo do të jetë një alternativë më shumë cilësore.

EMISIONET