Mjekësia dhe stomatologjia -Janë profesione shumë të rëndësishme përsa i përket fushës së shëndetësisë. Në Gjermani , një mjek ose stomatolog paguhet më shumë sesa profesionet e tjera.

 Avokatia -  Ekzistojnë kritere të larta dhe fakti që kurset janë shumë sfiduese dhe me disiplinë të rreptë i bën ato aq të vlefshme dhe të pagura.

Inxhinieria industriale- Është sektor i cili merret me projektimin, zbatimin dhe menaxhimin e sistemeve mekanike dhe industriale. Të gjitha kompanitë kërkojnë që në stafin e tyre të kenë një profil të tillë.

Matematika dhe Shkencat Kompjuterike- Janë më të parapëlqyerat nga kompanitë bankare dhe ato të auditit në Gjermani.

Numri i kompanive të cilat ofrojnë shërbimeve IT dhe Web sa vjen e po shtohet.

Domosdoshmëria për profile të tilla i kanë bërë këto profesione ndër më të paguarat.

Administrim Biznesi dhe Financa -  Kompanitë dhe organizatat, publike apo private, kanë të punësuar persona me profil ekonomik të cilat mbulojnë sferën e menaxhimit, marketingut si dhe bilancet financiare.

 

Arkitektura-  Shumica e arkitektëve gjermanë ndërtojnë, në: Austri, Zvicër ose në Francë. Por gjithashtu shërbimet e tyre po përhapen në Rusi dhe në botën arabe.

 Psikologjia - Psikologu në vendet perëndimore është kulturë dhe jo tabu, çdo institucion ka psikologë në strukturën e vet. Sot në tregun e punës ka mungesa dhe  universitetet kanë filluar të aplikojnë disa politika favorizuese për të tërhequr studentët në fushën e psikologjisë.

Gjermania ofron mundësi për të gjitha profesionet, qofshin këto të profilit shoqëror apo shkencor.

/Ora News.tv/