Zbuloni ngjyrën ideale për buzët tuaja sipas shenjës së horoskopit

Cdo femër e fiksuar pas bukurisë e ka të vështirë të gjejë "të duhurin". Këtu nuk po flasim për partnerin, por për ngjyrën ideale të buzëkuqit që ju karakterizon. Marilyn Monroe njihet për të kuqin, Jennifer Lopez për shkëlqimin ndërsa Kim Kardashian për natyralin.

Ja ngjyra e duhur për ju sipas shenjës së horoskopit. Buzëkuqet janë nga firma e të famshmes për produkte kozmetike, Huda Beauty.

Dashi- Jeni pasionante dhe me vetëbesim të lartë. E duhura për ju është "Passionista".

Demi- Jeni të buta, të duruara dhe nuk i lini kurrë të tjerët në baltë. Ju mund të shkëlqeni me "Day Slayer" ose "Mogul".

 Binjakët- Jeni gjithnjë në kërkim të aventurës dhe për këtë gjë ju duhet një "Bonnie" në cantë.

Gaforrja- Ju ndiheni sapo hyni në dhomë dhe dini si të luani lojën. E vetmja që do ju bëjë të ndiheni të sigurta është "SheEO".

Luani- Nuk keni frikë nga asgjë dhe mund t'ia dilni mbanë dhe pa ndihmën e një partneri. Mund të ndizni menjëherë atmosferën me "Catwalk Killa".

Virgjeresha- Punoni shumë, por në momentin që përfundoni jeni gati të festoni dhe nuk dilni nga shtëpia derisa të jeni të përsosura. Idealja për ju është "Lady Boss".

Peshorja-Jeta juaj është e rrethuar me harmoni dhe balancë. E përshtatshme për egon tuaj do të jetë një "Sheikha".

Akrepi-Shpesh keqkuptohen dhe konsideron si tepër emocionale, por janë pasionante që kanë intuitë të mirë. Një akrep është gjithmonë në betejë dhe ia arrin të triumfojë me "SHEro".

Shigjetari-Jeni gjithmonë të qeshura dhe nuk jeni aspak të frikësuara. Jeni rebele dhe ju pëlqejnë sfidat, të cilat mund ti realizoni në mënyrë të përkryer me " Revolutionnaire".

Bricjapi-Jeni në kryer të loës suaj. Padyshim që mund të shkëlqeni me "Mogul" pasi konsideroheni një udhëheqëse e lindur.

Ujori- Mendja juaj është e dominuar nga mendimet. Jeni njerëz të ciltër që nuk keni frikë të ngrini zërin për atë që mendoni se është e drejtë. Jeni feministe dhe mendoni se cdo njeri ka lindur në mënyrë të vecantë dhe meriton shansin që të trajtohet pa u gjykuar. E duhura për ju është "Feminist".

Peshqit- Jeni një ëndërruese. Pëlqeni të krjioni gjëra të reja, jeni të qeta dhe qëndroni larg dramave. Njësoj si "Game Changer" që ka imagjinatë të madhe për vende të pazbuluara.

EMISIONET