Ajo është padyshim këngëtarja më e kërkuar dhe më e pëlqyer e momentit. Tayna arriti sukses në një periudhë shumë të shkurtër kohore për shkak të stilit të saj.

Gjatë këtij rrugëtimi, ka qenë një detaj rreth personalitetit të Taynës që e ka penguar. Ndonëse e ka arritur suksesin, padurimi do vazhdojë ta ndjekë këngëtaren.

"E kam personalitetin e tillë që kam qef që gjërat të bëhen menjëherë. Kjo më ka penguar shumë gjatë këtij rrugëtimi që ka dashur të eksperimentoj me këto ligjet. Kur më ka rënë inspirimi, kam thënë nuk po funksionon. Ka patur shumë momente dhe do ketë akoma dhe tani. Edhe pse e shoh që funksionon, prap kam momente që them, lëre fare", rrëfeu ajo në emisionin 'NIN'.

/Ora News.tv/