Një çift nga Maryland që gëzon 3 fëmijë kanë zbuluar se do bëhen shumë shpejt me trinjakë.

Nia dhe Robert Tolbert nuk mund ta besonin fatin e tyre kur bënë vizitën e radhës, ku doktori i njoftoi se do prisnin tre vajza.

“Ne po prisnim binjake, gjinekologu po bëte ekon dhe pyeti nëse jemi familje që na pëlqen të kemi shumë fëmijë. Kështu që mendova se do bëheshim përsëri me binjake, por kur doktori tha që jam në pritje të tre vajzave, cdo gjë doli nga kontrolli,” – tha Nia për ABC News.

28-vjecarja zgjodhi një mënyrë të vecantë për t’i treguar lajmin e mirë bashkëshortit duke i shkruajtur një letër.

“Hapa kutinë dhe pashë një grafik të gjatë ku ishin të rreshtuar tre numra. Unë u shokova dhe thjesht qëndrova në krevat, sikur më ra të fikët” – tha babai i gjashtë fëmijëve tashmë.

Sipas ABC, ata e kanë kaluar tronditjen dhe janë shumë të lumtur që tre anëtarë të rinj do bëhen pjesë e familjes së tyre të madhe.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/