Zbulon në kamerat e sigurisë se policia e armatosur i kishte hyrë në banesë

Zbulon në kamerat e sigurisë se policia e armatosur i kishte hyrë

Një burrë në Kaliforni tha se po kontrollonte kamerën e sigurisë kur vërejti disa oficerë që po kryenin atë që ai thoshte se ishte një seancë stërvitore brenda shtëpisë së tij.

Pronari i shtëpisë, i cili nuk është identifikuar, tha se Departamenti i Policisë Sacramento nisi fillimisht aksionin në shtëpinë e tij të mërkurën mbrëma, për shkak të denoncimit të një fqinji.

Njeriu tha se ai dhe familja e tij hynë në shtëpi rreth një muaj më parë dhe nuk e mbyllën derën siç duhet kur u larguan.

Në videon mbikëqyrëse nga brenda banesës, disa oficerë janë parë duke kontrolluar shtëpinë për t'u siguruar që askush nuk ishte atje. Ndërkohë që vazhdonin kontrollin, mbanin të "ngrehura" armët e tyre.

Pas kontrollit të shtëpisë, policët largohen por nuk mbyllin derën e përparme. Pronari i shtëpisë tha se dera kishte mbetur e hapur.

EMISIONET